Aktualitet

EMRI/ E rëndë në Berat, eskavatori bie nga ura, ndërron jetë drejtuesi i tij rrugës për në spital

2 Maj 2021, 13:54 Nga DOSJA
EMRI/ E rëndë në Berat, eskavatori bie nga ura, ndërron

BERAT– Qerim Demiri, 60vjeç dhe banues në Poliçan ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Mësohet se Demiri udhëtonte rreth orës 14:20 në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë, në vendin e quajtur Ura e Plirzës, në momentin që eskavatori të cilin po e drejtonte, doli nga rruga.

Mjeti ra nga ura bashkë me drejtuesin dhe për pasojë 60-vjeçari mori plagë të mëdha. Ai nis për në Tiranë, por fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës.

Njoftimi i policisë Berat

Rreth orën 14:20 në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë, në vendin e quajtur Ura e Plirzës, mjeti tip Eskavator, ka dal nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjeti shtetasi Q.D., 60 vjeç, banues në Poliçan, i cili po transportohet në spitalin Rajonal Berat, në gjendje të rëndë. Grupi herimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

(F.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat berat qemal demiri aksident ne berat berat qemal demiri

Sondazh

Poll