Aktualitet

Dom Gjergj Meta kërkon moment reflektimi për gratë shqiptare: Asgjë s’ka vlerë pa Zonjat e jetës së përditshme

2 Maj 2021, 13:35 Nga DOSJA
Dom Gjergj Meta kërkon moment reflektimi për gratë shqiptare:

RRËSHEN– Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka ftuar shoqërinë shqiptare gjatë meshës së djeshme, për reflektim të thellë mbi problematikat dhe gjendjen e vështirë në të cilën gjendet gruaja shqiptare në kohët që jetojmë.

Në meshën kushtuar Pajtorës së Shqipërisë, ai zgjodhi muajin i cili ishte kushtuar kremtimeve të Zojës së Këshillit të Mirë, për të kërkuar këtë moment reflektimi.

Ai tha se asgje nuk ka vlerë në rast se nuk vlerësohet sakrifica e gruas në jetën tonë të përditshme. Dom Gjergji, vuri theksin tek fenomeni i papunisë dhe i shfytëzimit të punës, duke marrë shkas që ky muaj nisi me Ditën e Punëtorëve.

Ipeshkvi i bën thirrje të gjithë politikanëve të mos zgjedhin rrugët e shkurtra dhe të gabuara per pasurim si vjedhjet, drogën apo korrupsionin.

Përgjatë këtij muaji lutjet e të krishterëve i drejtohen Pajtores së Shqipërisë, duke i kërkuar ndërmjetësim, veçanërisht në këto kohë të vështira kur po përballemi me pandeminë dhe problematika të shumëllojshme.

Pjesë nga fjalimi:

“Ka ende shumë gra që dhunohen, diskriminohen, që nuk u jepet zë në shoqëri dhe as në kishë. Nuk ka vlerë asnjë meditim, asnjë rruzare, asnjë devocion, as një shtegtim në vendet e Zonjës nëse nuk hedhim sytë e mendjes dhe zemrës nga Zojat e jetës sonë të përditshme. Papunësia është fenomen shqetësues, i cili ka bërë që qindra e mijëra të rinj shqiptarë të braktisin vendin tonë. Fenomen ky që ende vazhdon dhe ka gjasa të vazhdojë akoma nëse nuk vihen në jetë programe dhe strategji punësimi. Nga ana tjetër shfrytëzimi i punëtorëve duke mos i paguar ata si duhet, duke i nënpaguar apo edhe kur i paguan mirë me koston e të shndërruarit në skllevër të zotërinjve të tyre. Janë shumë ata që zgjedhin këto rrugë të shkurtra, përmes korrupsionit, vjedhjes së pasurisë publike, kultivimit të lëndëve narkotike, manipulimit të koshiencave e kështu me radhë.”

(E.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet dom gjergj meta ipeshkvi i rrëshenit dom gjergj meta ipeshkvi i rrëshenit

Sondazh

Poll