Bien shifrat, shënohet një viktimë dhe 53 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
2 Maj 2021, 14:13Nga DOSJA
SHQIPËRI– 2 mijë e 397 viktima, 17 mijë e 921 të sëmurë aktivë dhe 110 mijë e 920 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit shifrat kanë rënë në mënyrë drastike, duke shënuar kështu vetëm një viktimë dhe 53 të infektuar me Covid-19. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar 77 vjeçar nga Korça e ka humbur betejën me COVID19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 1,535 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 53 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 6 raste në Fier, 5 raste në Durrës, Devoll, 3 raste në Shkodër, Mallakastër, 2 raste në Korçë, Elbasan, Pukë, Librazhd, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Vlorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dibër, Gramsh, Libohovë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 748 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,920 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (02 Maj 2021) Raste të reja ditore 53 Të shëruar në 24 orë 748 Të shtruar në spitale 124 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 1,535
Testime totale 640,206 Raste pozitive 131,238 Raste të shëruara 110,920 Raste Aktive 17,921 Humbje jete 2,397
RRËSHEN– Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka ftuar shoqërinë shqiptare gjatë meshës së djeshme, për reflektim të thellë mbi problematikat dhe gjendjen...
Në fshatin Drobonik fermerët presin me sytë nga rruga se mos ndonjë tregtar do të vij të interesohet për të blerë prodhimin e tyre. Në shtëpi kanë me dhjetëra t...
Liqeni i Fierzës, atraksioni kryesor i turizmit në Kukës është shndërruar sërish në basenin grumbullues të mbetjeve urbane të verilindjes së vendit, Kosovës e M...
GJIROKASTËR– Një banesë ka marrë flakë në Gjirokastër. Shtëpia e cila ndodhet në zonën e pazarit është shkrumbuar totalisht. Ende nuk dihet nëse ka të plag...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga pranë Kopshtit Botanik dhe për pasojë është përplasur me n...
DIBËR– Policia ka proceduar penalisht 13 persona në Dibër, për ndërtime të paligjshme.Sipas njoftimit të policisë, pas kontrollit të territorit janë ...
VLORË– Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka lënë në arrest me burg, Martin Kapllanaj, djalin minoren i cili grabiti me armë argjendarinë në Vlorë pak dit...