Aktualitet

Vodhi me armë argjendarinë në Vlorë, Gjykata jep ‘arrest në burg’ për Martin Kapllanajn, i riu autori i një tjetër g

2 Maj 2021, 09:24 Nga DOSJA
Vodhi me armë argjendarinë në Vlorë, Gjykata jep

VLORË– Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka lënë në arrest me burg, Martin Kapllanaj, djalin minoren i cili grabiti me armë argjendarinë në Vlorë pak ditë më parë. Trupi gjykues ka dhënë masën ‘Arrest me burg’ gjatë seancës me dyer të mbyllura. Është mësuar se i riu më herët ka vjedhur një tabakino (dyqan ku shitet cigare).

Në fillim të prillit rreth datës 7, familjarët kanë bërë denoncimin në polici pasi djali sipas tyre ka qenë me shoqëri të keqe. Ata dyshonin se Martini 17-vjeç ishte pjesë e një grupi grabitësish kryesisht adoleshentë që drejtohen nga të tjerët. Mësohet se 17-vjeçari jetonte me shokët e tij në banesë në Vlorë ditë para ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja?

Kapllanaj hyru me syze dhe kapele brenda argjendarisë dhe nën kërcënimin armës tip “shotgun” mori nga biznesni disa bizhuteri me vlerë, duke u larguar me shpejtësi.  Teksa largohej ka qëlluar në ajër disa herë me plumba manovër për të trembur banorët e zonës pasi ka kryer grabitjen, dhe më pas ka hedhur armën.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet martin kapllanaj martin kapllanaj

Sondazh

Poll