Aktualitet

Ekzekutoi punonjësin e qendrës shëndetësore në Greq, DËSHMIA e 32-vjeçarit shqiptar: E vrava pasi më bëri magji…

2 Maj 2021, 12:26 Nga DOSJA
Ekzekutoi punonjësin e qendrës shëndetësore në Greq,

GREQI– Një 32-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e një 60-vjeçari grek, punonjës në qendrën shëndetësore Kalivia, dhjetorin e kaluar, pritet të njihet me masën e sigurisë. Autori, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, disa ditë pas kryerjes së krimit u largua në Shqipëri për t’u fshehur.

Pas bashkëpunimit të autoriteteve greke me ato shqiptare u bë i mundur arrestimi i 32-vjeçarit.

Autori i krimit pranoi krimin, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, iu gjetën dhe konfiskuan një armë gjahu dhe 31 gëzhoja. Pas dorëzimit të tij autoriteteve greke policia mori dëshminë e autorit, e cila hodhi edhe më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

“Më kishte grabitur shërbimet publike ai dhe gruaja e tij, e cila ishte menaxherja. Pastaj ai më bëri magji dhe kjo është arsyeja pse vendosa ta vras. Unë e bleva armën nga Menidi dhe pas vrasjes e hodha larg”, tha autori 32-vjeçar.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll