Ndotet Fierza, liqeni kthehet në grumbullues mbeturinash
2 Maj 2021, 12:58Nga DOSJA
Liqeni i Fierzës, atraksioni kryesor i turizmit në Kukës është shndërruar sërish në basenin grumbullues të mbetjeve urbane të verilindjes së vendit, Kosovës e Maqedonisë së Veriut. Sasi të konsiderueshme mbeturinash, kryesisht mbetje plastike, janë shfaqur në breg dhe në sipërfaqen e ujërave të liqenit duke e ndotur atë.
Kjo situatë ne Fierzë është bërë e zakonshme në periudhat pranverë dhe vjeshtë. Ky fakt pranohet edhe nga drejtuesi i agjensisë së mjedisit në Bashkinë e Kukësit, i cili nuk nguron ta cilësojë situatën si katastrofike.
Projektet ndonëse ekzistojnë për pastrimin dhe ruajtjen e liqenit deri më tani nuk janë zbatuar dhe shpresat janë se qeveria Rama 3 të vërë në zbatim ato.
Aksionet e herë pas hershme për pastrimin e vijës liqenore duket se nuk japin efektin e tyre, ndërsa ndotja jo vetëm që dëmton turizmin por edhe ekosistemin e liqenit.
Marre nga A2cnn
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
GJIROKASTËR– Një banesë ka marrë flakë në Gjirokastër. Shtëpia e cila ndodhet në zonën e pazarit është shkrumbuar totalisht. Ende nuk dihet nëse ka të plag...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga pranë Kopshtit Botanik dhe për pasojë është përplasur me n...
DIBËR– Policia ka proceduar penalisht 13 persona në Dibër, për ndërtime të paligjshme.Sipas njoftimit të policisë, pas kontrollit të territorit janë ...
VLORË– Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka lënë në arrest me burg, Martin Kapllanaj, djalin minoren i cili grabiti me armë argjendarinë në Vlorë pak dit...
Pandemia zhvendos meshën e Pashkës, po jo gëzimin në zemrat e besimtarëve dhe mesazhin e Pashkës në kohë të vështira. Besimtarët ortodoksë në Durrës kremtuan Pa...
TIRANË– Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes së Arben Dedjës. 42-vjeçari Fatmir Rrahmani plagosi me armë zjarrin pronarin e fasonerisë në F...
TIRANË– Greqia ka shtuar masat me Shqipërinë nga 3 maji deri më 14 maj ku parashikohet karantinë prej 14 ditësh. Kjo masë do të vihet në zbatim për ata sht...