Sport

GP i Portugalisë: Bottas në “pole”, Hamilton 7 të mijtat më pas, Verspapen plotëson podin

1 Maj 2021, 16:05 Nga DOSJA

PORTUGALI – Në pistën e Portimaos, u zhvilluan garat kualifikuese për “pole-position” për Grand Prix të Portugalisë në Formula 1. Piloti Valteri Bottas i Mercedesit ishte më i shpejti se sa kunkurentët e tjerë në këtë pistë, duke fituar edhe “pole-position” për garën e nesërme. Ky ishte edhe suksesi i 17-të i filandenzit,

Pas tij, me vetëm 7 të mijtat më vonë u rendit, shoku tij i skuadrës, kampioni i botës në fuqi, britaniku Luis Hamilton. Podi i fituesve u plotësua nga piloti holandez Max Verstappen i Red Bull, i cili la pas Sergio Perez, po të njejtës skuadër.

Ferraristët Carlos Sainz dhe Charles Leclerc, u renditën respektivisht në vendin e 5-të dhe të 8-tin. Midis tyre u renditën Esteban Ocon i Alpine dhe Lando Norris i McLaren. Piloti i Alpa Tauri, Pierre Gasly u rendit në vendin e 9-të, ndërsa gjermani Sebastian Vettel i Aston Martin plotësoi 10-shen e pilotëve më të mirë në kualifikueset e sotme.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport carlos sainz dhe charles leclerc grand prix të portugalisë në formula 1 luis hamilton max verstappen i red bull pole-position valteri bottas carlos sainz dhe charles leclerc grand prix të portugalisë në formula 1 luis hamilton max verstappen i red bull pole-position valteri bottas

Sondazh

Poll