Sport

Avalos në histori, gjyqtari i parë në Spanjë, që drejton një ekip të vendlindjes

1 Maj 2021, 17:51 Nga DOSJA
Avalos në histori, gjyqtari i parë në Spanjë, që

SPANJE – Gjyqtari 34-vjeçar Rubén Ávalos Barrera, i lindur në Igualada pranë Barcelonës, pjesë e kolegjiumit katalanas, bëhet gjyqtari i parë, në kategorinë e dytë spanjolle, që drejton një ekip nga i njëjti komunitet në të cilin ai është arbitër. E gjithë kjo ka ndodhur, për shkak të një urgjence të koronavirusit. Sigurisht,

Gjyqtari baske Gorostegui Fernández Ortega ishte caktuar për të drejtuar ndeshjen Girona-Tenerife, por këtë mëngjes ai rezultoi pozitiv me Covid-19, kështu që CTA veproi shpejt dhe Ávalos Barrera, ishte gjyqtari që ishte më afër Montilivi, për të drejtuar ndeshjen.

Një praktikë e tillë është e papranueshme në futboll. Ndaj dhe është ‘e ndaluar’ që një gjyqtar i një kolegjiumi të drejtojë një skuadër të komunitetit, ku ai jeton dhe punon. Por mesa duket dhe më shumë në kohë pandemie, ky ‘rregull’ paska edhe përjashtime. Në këtë kontekst, gjyqtari katalan Ávalos Barrera, hyn në historinë e futbollit spanjoll.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport covid-19 gorostegui fernández ortega montilivi rubén ávalos barrera covid-19 gorostegui fernández ortega montilivi rubén ávalos barrera

Sondazh

Poll