Sport

VIDEO/ Eriksen-Hakimi, titulli kampion për Interin është një hap larg, Crotone në Serie B

1 Maj 2021, 18:06 Nga DOSJA
VIDEO/ Eriksen-Hakimi, titulli kampion për Interin është një

ITALI- Në javën e 32-të të Serisë A, Inter bën detyrën përballë Crotones duke triumfuar me shifrat 2-0. Një sukses i tillë bën që skuadra zikaltër do të presë rezultatin e Atalantës që do të luajë ndaj Sassuolos dhe në rast se skuadra bergamaske nuk fiton, atëherë Inter shpallet kampion për të 19-tën herë.

Në letër ishte një ndeshje e lehtë për ekipin e Contes,por nuk rezultoi e tillë. Në pjesën e parë, Crotone ia doli të bllokojë Interin, por edhe fati nuk ishte me zikaltërit të cilët gjetën dy herë shtyllën me Lukakun dhe Martinez. Në pjesën e dytë Antonio Conte bëri disa zëvendësime duke futur në lojë Sanchez,Eriksen dhe Perisic.

Do të ishte mesfushori danez që në minutën e 69-të do të shënonte golin e avanatazhit.Golin e sigurisë për Interin e realizoi në kohën shtesë Hakimi, që përmbylli me saktësi, i vetëm përballë portierit, një kundërsulm të shpejt.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport crotone inter crotone inter

Sondazh

Poll