Sport

Shkarkim i paralajmëruar, Feronikeli largon Klodian Duron

1 Maj 2021, 19:37 Nga DOSJA

KOSOVE – Largimi i Klodian Duros nga pankina e Feronikelit, në njëfarë mënyre ishte paralajmëruar një javë më parë nga një punonjës i siguritisë së klubit, i cili i kërkoi trajnerit ‘live’ të vetëlargohej nga Drenasi, për shkak të rezultateve zhgënjyese.

Dhe ajo çka paralajmërohej, sot është bërë realitet. Pas humbjes 3-1 të ndeshjes së sotme ndaj Dritës së Gjilanit, drejtuesit e klubit të Feronikelit kanë marrë vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit të mëtejshëm me trajnerin Klodian Duro. Lajmi zyrtarizohet edhe nëpëprmjet një komunikate për shtyp të shpërndarë në rrjetet sociale.

“FC Feronikeli, nëpërmjet kësaj komunikate për media, konfirmon që ka shkëputur bashkëpunimin me kryetrajnerin e klubit, Klodian Duro.

Duke qenë se FC Feronikeli u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës dhe duke mbetur shumë mbrapa me pikë në tabelën e Superligës së Kosovës, një ndryshim ishte tejet i nevojshëm, prandaj Kryesia e FC Feronikelit e pa të arsyeshme ndërprjerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Klodian Duro.

FC Feronikeli falënderon trajnerin, Klodian Duro dhe i dëshiron sukses në karrierën e tij të mëtutjeshme. Drejtimin e klubit, tani në pozitën e kryetrajnerit, do ta marrë, Faruk Elshani”, – thuhet në komunikatën për shtyp të klubit të Feronikelit.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport drenasi dritës së gjilanit klodian duro trajneri i feronikelit drenasi dritës së gjilanit klodian duro trajneri i feronikelit

Sondazh

Poll