Sport

Rikthehet Dinamo, pritet vetëm zyrtarizimi me 3-pikëshin e ardhshëm

1 Maj 2021, 15:28 Nga DOSJA
Rikthehet Dinamo, pritet vetëm zyrtarizimi me 3-pikëshin e

TIRANE – Dinamo ka fituar mes shumë vështirësish dhe kontestimesh përballjen me Korabin me shifrën e ngushtë 1-0, duke e shndërruar në formal kalimin për në kategorinë Superiore, pasi ka arritur t’i shkëputet Burrelit ndjekës me 4 pikë dhe do t’i mjaftojë një 3 pikësh për të formalizuar suksesin.

Goli i vetëm i këtij takimi ishte ai i Kolgegës në pjesën e parë, i cili rezultoi edhe goli i fitores dhe i tri pikëve të arta për blutë e kryeqytetit.

Në përfundim të takimit ka shpërthyer festa në kampin dinamovit, si për të festuar edhe pse ende jo zyrtar kthimin në Superiore.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll