Politike

“Nëse prekni zgjedhjet s’do hyni kurrë në SHBA dhe BE”, aktivisti-Ramës: Cili nen e parashikon?

18 Maj 2019, 15:20 Nga DOSJA
“Nëse prekni zgjedhjet s’do hyni kurrë në SHBA dhe

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij të sotme para kandidatëve të Partisë Socialiste për kryetarë bashkie, paralajmëroi se ata qytetarë që do të ndërhyjnë apo pengojnë zhvillimin e zgjedhjeve jo vetëm që do të përballen me ligjin, por nuk do të lejohen të dalin në vendet e BE dhe SHBA. (Lexo këtu)

Pas kësaj ka reaguar aktivisti i shoqërisë civile, Zirkon Disha, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, se Rama flet për Kushtetutën por më pas kërcënon po në emër të asja qe nuk është kushtetuese.

Ai shkruan: “Ky Rama është gallatë, në fillim flet për kushtetutën dhe më pas kërcënon po në emër të asja qe nuk është kushtetuese.
Cili nen kushtetues të ndalon të dalësh në BE nëse ke kryer qoftë një vepër penale, qoftë dhe ajo e prishjes se zgjedhjeve!?
Apo do bëj ndonjë ligj të ri penal, me Bindjen e deleve që blegërojnë në atë palo parlament.
___
I paska pëlqy vetja dje, ndaj sot del dhe merr kompetenca kancelarish nderkombetare.”

Kujtojmë se gjatë fjalës së tij Rama tha se të gjithë të dënuarit për krime zgjedhore, nuk kanë më të drejtë të hyjnë në SHBA dhe vendet e BE. Rama tha se do të faktohet gjithçka me foto, video dhe audio.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike be digjni veten kryeministri edi rama prishja e zgjedhjeve rama paralajmeron shqiptaret shba zgjedhjet lokale zirkon disha be digjni veten kryeministri edi rama prishja e zgjedhjeve rama paralajmeron shqiptaret shba zgjedhjet lokale zirkon disha

Sondazh

Poll