Politike

Basha në Parlamentin Britanik: Nuk ka zgjedhje, të ndëshkohen politikanët që vodhën votat

18 Maj 2019, 14:06 Nga DOSJA
Basha në Parlamentin Britanik: Nuk ka zgjedhje, të ndëshkohen

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme kryesuesit e Grupit Parlamentar bipartizan për Shqipërinë në Parlamentin Britanik, deputetët John Grogan (kryetar i grupit) dhe Martin Vickers (nën kryetar).

Bashkë me delegacionin që e shoqëron në Westminster, Kryetari i PR, Fatmir Mediu, Aldo Bumçi dhe Xhemal Gjunkshi, Basha diskutoi për shkaqet e krizës politike në Shqipëri.

Sipas kreut të PD-së, në vendin tonë nuk ka zgjehdje të lira në momentin që poltika ka bashkëpunuar me krimin.

“Zgjedhjet e diktuara nga krimi janë rrënja e krizës, sepse kanë prodhuar një parlament të diktuar nga krimi dhe jo nga vota e shqiptarëve. Politikanet që janë kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e 2017-ës, duhet të ndëshkohen dhe jo të promovohen.

Pa shkëputur lidhjet e krimit me politikën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Largimi i qeverisë dhe kryeministrit të kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar procesin zgjedhor të 2017 dhe krijimi i një qeverie tranzitore janë mënyra e vetme për zgjidhjen politike të krizës,”- mësohet të ketë thënë Basha sipas njoftimit nga PD-ja.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, u prit nga Kryetari i Komisionit të Sigurisë dhe Inteligjencës, Dominic Grieve.

Ne bashkëbisedimin me zotin Grieve, lideri i opozites Basha theksoi vendosmërinë e tij që bashkëpunimi midis dy vendeve, në fushën e sigurisë dhe të zbatimit të ligjit të jetë sa më i fuqishëm dhe sa më efikas.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne parlamentin britanik grupit parlamentar bipartizan për shqipërinë lulzim basha westminster basha ne parlamentin britanik grupit parlamentar bipartizan për shqipërinë lulzim basha westminster

Sondazh

Poll