Sport

VIDEO / “Sezoni tjetër me tifozë në stadium”, sekretari Shulku: “Vllaznia, bukuria e sezonit!”

1 Maj 2021, 14:41 Nga DOSJA
VIDEO / “Sezoni tjetër me tifozë në stadium”,

TIRANE – Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, në një intervistë për “Top-Channel” rrëfeu për mbledhjen e fundit të UEFA-s me federatat europiane, ku ai ishte pjesëmarrës. Ai tregoi se qeveria e futbollit kontinental, ka vendosur që ndeshjet e “Euro 2020” do të zhvillohen me praninë e tifozëve, duke respektuar protokollet shëndetësore anti-covid.

Por sekretari Shulku, shtoi se sezonin e ardhshëm, edhe FSHF shpreson që tifozët të jenë në stadiume, ndërkohë që vlerësoi ecurinë e bukur të Vllaznisë, që pretendon për titull, por edhe është finaliste e Kupës së Shqipërisë.

“UEFA vendosi pas kontaktit me shtabet organizatore të ndeshjeve të Europianit, që në këtë kampionat të rikthehen tifozët nga 30% dhe sipër, pasi ka ndeshje dhe vende ku lejohen 100% prania e tifozëve në stadiume duke treguar një rikthim në normalitet. Sa i përket vendit tonë ne jemi optimist dhe bisedimet që kemi bërë na bëjnë të shpresojmë se sezonin e ardhshëm do ta fillojmë me tifozë”,- thotë Ilir Shulku.

Me kampionatin vendas çfarë ndodh, kur kanë mbetur pak javë nga fundi?
“Javë pas jave po ndryshojnë pozicionet dhe mund të themi që 9 skuadra janë ende në garë për vendet e rënies nga kategoria, për ato pjesëmarrëse në Europë dhe për titullin kampion. E gjithë kjo ndeshje tregon për rivalitetin e mirë dhe garën e hapur që ka ky sezon”.

Po veç garës, çfarë veçon Ilir Shulku nga ky kampionat?
“Për të qenë realist dhe këtu nuk flas nga pozicioni që kam si sekretar por si ish-futbollit, rikthimi i Vllaznisë në elitën e futbollit, prania e saj për shumë javë në krye dhe aktualisht që është ende në garë për titullin mund të them se është bukuria e këtij sezoni”,- deklaron Shulku.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport euro 2020 ilir shulku kupës së shqipërisë sekretari i përgjithshëm i federatës shqiptare të futbollit uefa vllaznise euro 2020 ilir shulku\ kupës së shqipërisë sekretari i përgjithshëm i federatës shqiptare të futbollit uefa vllaznise

Sondazh

Poll