Sport

SKANDAL!!! Stuhi në arbitrimin italian, gjykime të trukuara për të arritur në Serie A

1 Maj 2021, 10:23 Nga DOSJA
SKANDAL!!! Stuhi në arbitrimin italian, gjykime të trukuara për

ITALI-Një stuhi është gati të godasë botën e arbitrimit në Itali, pas ankesës së paraqitur në Prokurorinë e Romës nga Daniele Minelli dhe Niccolo Baroni, dy ish pjesëtarë të Shoqatës Italiane të Arbitrave. Në qendër të dokumentit me shtatë faqe – siç raportohet nga ‘La Repubblica’ – është denoncimi i gjykimeve pas ndeshjeve, të rregulluara për të favorizuar promocionin e disa bilbilave në Serie A, përfshirë atë të Spezia-Chievo të kampionatit të fundit të Serie B e duke dekretuar ndërkohë shkarkimin e të tjerëve.

Ekziston edhe një bisedë e fshehtë mes anëtarëve të komisionit në të cilën diskutohet ndryshimi i votave: “Duhet të heqësh notën 8.6 dhe të vendosësh një 8.70…”. Eugenio Abbattista e Ivan Robilotta, të cilët ishin të fundit në vlerësimin teknik, mbetën sërish pjesë e arbitrimit.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport arbitrat serie a arbitrat serie a

Sondazh

Poll