Sport

Zyrtare! Markus Krösche, pasardhësi i Bobiç te Frankfurt

1 Maj 2021, 09:16 Nga DOSJA
Zyrtare! Markus Krösche, pasardhësi i Bobiç te Frankfurt

GJERMANI – Markus Krösche, së fundmi do të ndërpresë kontratën e tij si drejtor sportive te rivalët e Frankfurtit, RB Leipzig, në fund të sezonit. Te Eintracht, 40-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2025. Bëhet me dije gjithashtu se Bobiç do të kalojë si drejtor te Hertha BSC në Berl për sezonin e ardhshëm.

“Unë do të doja të ndihmoja, që historia e suksesit të këtij klubi tradicional, të vazhdojë të shkruhet edhe në të ardhmen,”- ka deklaruar Krösche, duke shpjeguar vendimin e tij për t’u përfshirë me klubin e ri kandidat për të marrë pjesë në Champions League.

Për kryetarin e bordit mbikëqyrës të Frankfurtit, Philipp Holzer, duke folur për përzdhejen e Markus Krösche si drejtor sportiv, tha se ai është zgjidhja perfekte si pasardhësi i Bobiç: “Angazhimi i tij është një hit absolut”.

Duke arritur një marrëveshje me Krösche, Eintracht mbylli një nga dy vendet e rëndësishme në pozicionet kryesore për sezonin e ardhshëm. Frankfurt është ende në kërkim të një pasardhësi për trajnerin Adi Hütter, i cili do të kalojë te rivalët e ligës, Borussia Mönchengladbach.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport adi hütter eintracht markus krösche philipp holzer rb leipzig adi hütter eintracht markus krösche philipp holzer rb leipzig

Sondazh

Poll