Sport

Raiola: “14 “big” e duan Haaland, Dortmund nuk do ta shesi atë”

1 Maj 2021, 08:49 Nga DOSJA

SPANJE – Intervistë e gjatë është botuar sot te “AS” me Mino Raiolan, menaxheri i Donnarummas, Pogbas dhe Haaland ndër të tjerët. Në të, prokuratori gjithashtu ka folur për të ardhmen e mundshme të sulmuesit norvegjez, që të gjithë do të donin ta kishin, por që Dortmund nuk ka ndërmend të heqë dorë.

“Janë katërmbëdhjetë skuadra të mëdhenja që e duan Haaland. Ai kurrë nuk më tha se ku do të donte të luante, sepse kjo tani nuk ka rëndësi për të. Kur gjërat të jenë të qarta në kokën time dhe unë do të jem në gjendje t’i paraqes një menu me klubet me të vërtetë të interesuara, në atë moment ai do të jetë në gjendje të zgjedhë.

Deri më sot, e vetmja gjë e sigurt është, se Borussia Dortmund ka folur shumë qartë me ne, se nuk do ta shesë Erling Haaland në verë,” – ka thënë ndër të tjera menaxheri i njohur Mino Raiola.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “as” borussia dortmund donnarummas haaland ndër të tjerët mino raiolan pogbas “as” borussia dortmund donnarummas haaland ndër të tjerët mino raiolan pogbas

Sondazh

Poll