Sport

“Nëse Maradona do të shtrohej në spital, ai mund të shpëtohej”

1 Maj 2021, 05:32 Nga DOSJA
“Nëse Maradona do të shtrohej në spital, ai mund të

ARGJENTINE – “Sjellje joadekuate, e pamatur dhe e mangët”. Eshtë një nga konkluzionet e komisionit ndërdisiplinor të thirrur nga prokurori i përgjithshëm i San Isidro për të hedhur dritë mbi vdekjen e Diego Armando Maradona, e cila ndodhi më 25 nëntor 2020, në moshën 60 vjeç, për shkak të një arresti kardiak në një shtëpi në lagjen San Andrés, në Tigre.

Maradona, siç dëshmohet nga dokumenti i botuar në shtypin argjentinas, “do të kishte një shans më të mirë për të mbijetuar, nëse ai do të ishte shtruar në një qendër shëndetësore polivalente”.

Prokurori ka ngritur një komision ndërdisiplinor për të parë nëse do të kishte qenë e mundur të shmangej vdekja e yllit të futbollit botëror. Hetimet e nisura  më 8 mars, prodhoi një dokument me 70 faqe, i përbërë nga 13 pika, dërguar prokurorit të përgjithshëm të San Isidro, John Broyad, ndërsa hetimi u koordinua nga prokurorët Patricio Ferrari, Cosme Iribarren dhe Laura Capra.

Janë shtatë persona, pozicioni i të cilëve është korrptuar pas vdekjes së “Pibe de oro”. Në krye të dosjes janë emrat e neurokirurgut Leopoldo Luque dhe psikiatria Agustina Cosachov, mjekëve që kuruan ish-futbollistin. Pesë punonjësit e tjerë shëndetësorë të akuzuar janë psikologu Carlos Daniel “Charly” Díaz, infermieret Dahiana Gisela Madrid dhe Ricardo Omar Almiron, mjeku që koordinoi shtrimin në spital “Swiss Medical”, Nancy Forlini dhe infermierja që kishte një koordinator të rolit, Mariano Perroni.

Dokumenti shpjegon, se Maradona “ishte një pacient kompleks me patologji të shumëfishta dhe i cili nuk ishte në përdorim të plotë të aftësive të tij mendore, në kohën e daljes nga spitali i fundit”.

Sipas ekspertëve, “shenjat e rrezikshme për jetën e paraqitura nga pacienti u injoruan, ndërsa Maradona nuk ishte i garantuar me kontrolle dhe ndihmë korrekte nga pikëpamja mjekësore dhe terapeutike me kalimin e kohës dhe formës”.

Maradona u dha gjithashtu “një ilaç që është kundërindikuar për pacientët me sëmundje të zemrës. Nuk mund të përjashtohet, – shpjegon dokumentin, – që ilaçi kishte një ndikim në rezultatin fatal”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport diego armando maradona në një shtëpi në lagjen san andrés në tigre. neurokirurgut leopoldo luque prokurori i përgjithshëm i san isidro psikiatria agustina cosachov diego armando maradona në një shtëpi në lagjen san andrés në tigre. neurokirurgut leopoldo luque prokurori i përgjithshëm i san isidro psikiatria agustina cosachov

Sondazh

Poll