Sport

VIDEO / Tërhiqet nga futbolli, kundërshtari i përmendi tentativën e vetëvrasjes

30 Prill 2021, 08:24 Nga DOSJA
VIDEO / Tërhiqet nga futbolli, kundërshtari i përmendi

SKOCI – Sulmuesi i Albion Rovers, David Cox, ka postuar një video në Facebook, duke deklaruar se është larguar nga fusha sportive pasi Jonathan Tiffoney i Stenhousemuir, i tha se duhet ta kishte planifikuar më mirë tentativën e vetëvrasjes herën e parë.

“Isha në stol dhe pas një debati me stolin e kundërshtarëve, Jonathan Tiffoney më tha se duhej ta kisha bërë më mirë tentativën e vetëvrasjes. I kisha premtuar vetes që herën tjetër që do më kishin tallur mbi shëndetin tim mendor, do të largohesha nga fusha. Kam vendosur që të tërhiqem nga futbolli. Ndoshta disa njerëz mendojnë se nuk më tha ndonjë gjë të madhe, por u mbush kupa”,- ka shkruar Cox.

Klubi Stenhousemuir ka njoftuar se po heton incidentin, duke theksuar se do të bashkëpunojë dhe me Federatën Skoceze të Futbollit për të ndëshkuar “këdo që bën komente të papërshtatshme në lidhje me shëndetin mendor të dikujt”.

Në vitin 2014, Cox ka treguar se kishte kaluar në depresion, duke zbuluar se kishte tentuar edhe të vriste veten, në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të inkurajuar kolegët e tij për të kërkuar ndihmë, nëse përballeshin me situate të tilla psikologjike.

David Cox from @albionrovers after receiving abuse during a match regarding his struggles with mental health.

No one should be subject to this during a match pic.twitter.com/KnNizj46P1

— Stuart Mac (@ottleti) April 29, 2021

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport albion rovers david cox jonathan tiffoney stenhousemuir albion rovers david cox jonathan tiffoney stenhousemuir

Sondazh

Poll