Sport

John Elkann me Andrea Agnelli, së bashku në stërvitjen e Juventusit

29 Prill 2021, 17:09 Nga DOSJA
John Elkann me Andrea Agnelli, së bashku në stërvitjen e

ITALI – John Elkann ishte në Continassa, përkrah Andrea Agnelli. Një vizitë informale, kaq domethënëse në këtë moment historik të sezonit për bardhezinjtë.

Pas çështjes së Superlegas, juventinët kërkojnë të shmangim rrezikun e humbjes së pjesëmarrjes në Champions League për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, ditët e fundit, pozicioni i Andrea Pirlo është rikthyer gjithashtu në vëmendjen e mediave.

Prania e Elkann në stërvitje është një shenjë e fortë e afërsisë së tij për të gjithë mjedisin bardhezi dhe veçanërisht për grupin e skuadrës. Për kushëririn e tij Andrea, i cili në periudhën e fundit gjithashtu ishte në qendër të kritikave dhe thashethemeve, kjo ishte një support me mjaft peshë.

Juve tani po lufton për vendin e katërt, Elkann dhe Agnelli së bashku, duken të gjithë të bashkuar, për të përballuar momentin vendimtar të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport andrea agnelli andrea pirlo john elkann andrea agnelli andrea pirlo john elkann

Sondazh

Poll