Sport

VIDEO/ Ndeshja që mund të përfundonte në tragjedi! Ushtria përdor plumbat ndaj tifozëve, ekipi me kampion drejt aeroportit

29 Prill 2021, 20:07 Nga DOSJA
VIDEO/ Ndeshja që mund të përfundonte në tragjedi! Ushtria

KONGO-Në Republikën e Kongos u zhvillua ndeshja mes Sanga Balende dhe TP Mazembe. Një përballje që mund të shndërrohej në tragjedi për shkak të sulmit nga tifozët e Sanga Balendes të cilët panë skuadrën e tyre të mundej vetëm në sekondat e fundit.

Ishte TP Mazembe që shënoi golin e fitores në minutën e 95-të dhe një realizim i tillë ka revoltuar tej mase tifozët vendas të cilët u vërsulën kundër lojtarëve në fund të takimit. Aq e tensionuar ishte situata sa u desh ndërhyrja e ushtrisë e cila me armë duke qëlluar në ajër mbajti larg tifozët e dhunshëm teksa TP Mazembe po largohej në kamion drejt aeroportit.

 

TP Mazembe players and TB were yesterday forced to be ferried to the airport on armed police truck after Sanga Balende FC fans attacked them following 95th minute lone winning goal by Thomas Ulimwengu ??.

Police were forced to use live bullets to disperse Balende FC fans. pic.twitter.com/5fSsurWRz4

— African Sports Today (@africasportoday) April 29, 2021

TP Mazembe është ekip i njohur afrikan ku kulmin e saj e pati në vitin 2011 teksa arriti deri në finalen e Botërorit për Klube ku humbi ndaj Interit.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport kongo mazembe kongo mazembe

Sondazh

Poll