Sport

VIDEO/ Barcelonës i shpërthen “GRANADA” në dorë! Katalanasit përmbysen në “Camp Nou”

29 Prill 2021, 19:09 Nga DOSJA
VIDEO/ Barcelonës i shpërthen “GRANADA” në dorë!

SPANJË- Në javën e 33-të të La Liga-s Barcelona nuk ia del të marrë vendin e parë në kampionat. Skuadra e Granadas i shkakton një humbje surprizuese madje duke triumfuar me përmbysje me shifrat 1-2. Ishin katalanasit që kaluan të parët në avantazh me anë të Leo Messit i cili në minutën e 23-të ia doli të shënojë.

Befasia ka ardhur në pjesën e dytë, pas dy golave të shënuar nga Granada në minutën e 63-të dhe të 79-të, e ndihmuar edhe nga dy pakujdesi të mbrojtjes katalanase.Kjo ka qenë fitorja e parë në historinë e Granada-s në Camp Nou.

Një rezultat ky që e lë Barçën në vendin e tretë të renditjes me pikë të barabarta me Real Madrid dhe dy pikë larg kreut kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje nga fundi i kampionatit.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport barcelona granada barcelona granada

Sondazh

Poll