Sport

VIDEO/ Armando Sadiku, “fiket Ferrari”. Sulmuesi nuk di të shënojë edhe nga 11-metrat

30 Prill 2021, 08:07 Nga DOSJA
VIDEO/ Armando Sadiku, “fiket Ferrari”. Sulmuesi nuk di të

BOLIVI-Armando Sadiku nuk po kalon një moment të mirë te skuadra e Bolivar.Sulmuesi ka humbur formën e mirë, ndërsa nuk ka shënuar edne një gol në ndeshje zyrtare. Në takimin ndaj Wilsterman, e vlefshme për Kupën e Amerikës së Jugut, sulmuesi e nisi takimin nga minuta e parë, por që zhgënjeu me paraqitjen e tij.

Në minutën e 4 do të fitohej penallti nga Bolivari dhe trajneri për të rikthyer gjendjen e duhur psikologjike te sulmuesi i ka lënë ekzekutimin e 11-metërshit.Por edhe nga pika e bardhë e penalltisë Sadiku nuk arriti që të realizonte.

 

Armando Sadiku…. ??#ConmebolSudamericana pic.twitter.com/BeaYuCpYND

— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) April 29, 2021

Me pasigurinë e madhe që kishte në vete sulmuesi zgjodhi që ta godas topin në mesin e portës, me portierin që lexoi gjithçka. Takimi përfundoi me shifrat 0-0, me skuadrën e Bolivar që nuk arriti dot të merrte kryesimin e grupit C.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bolivar sadiku bolivar sadiku

Sondazh

Poll