Sport

Tomori, në ‘tavolinë’ me legjendën Maldini dhe drejtorin Massara…

30 Prill 2021, 05:04 Nga DOSJA

ITALI – Fikayo Tomori u bashkua me Milanin, si futbollist i huazuar nga Chelsea në janar. Që kur u transferua në Itali, ai ka luajtur në 17 ndeshje me kuqezinjtë, duke u kthyer në një lojtar titullar. Kështu zërat për ta blerë përfundimisht 23-vjeçarin, sa vinë dhe shtohen.

Si pjesë e huazimit të tij, AC Milan ka mundësinë ta blejë Tomorin për 25 milionë paund në fund të sezonit, çka ata po planifikojnë të bëjnë atë, raporton “Sky Sport Italia”. Kështu mësohet, se qendërmbrojtësi është takuar me drejtorin teknik Paolo Maldini dhe drejtorin sportiv Frederic Massara, për të diskutuar për të ardhmen e tij.

Maldini dhe Massara janë “tifozë” të mëdhenj për mbrojtësin anglez, por tani ata duhet të bindin bordin e Milanit për ta blerë Tomorin përgjithmonë. Në fillim të këtij muaji, edhe trajneri Stefano Pioli zbuloi dëshirën për të mbajtur qendërmbrojtësin përtej këtij sezoni.

“Ne jemi të kënaqur me Tomorin, plani ynë me të është aq i qartë,”- citohet të ketë thënë ai, sipas gazetarit italian Fabrizio Romano. – Ne duam të konfirmojmë Fikayo dhe plani ynë është që ta mbajmë atë edhe sezonin e ardhshëm. Le të shohim se çfarë do të ndodhë me Chelsea”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “sky sport italia” 25 milionë paund ac milan fabrizio romano fikayo tomori frederic massara milanin paolo maldini “sky sport italia” 25 milionë paund ac milan fabrizio romano fikayo tomori frederic massara milanin paolo maldini

Sondazh

Poll