Sport

Më 19 maj, hapen stadiumet edhe për finalen e Kupës së Italisë…

29 Prill 2021, 16:17 Nga DOSJA

ITALI – Tifozët kthehen në stadiume edhe në Itali. Finalja e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Juventusit, e planifikuar për t’u zhvilluar më 19 maj në stadiumin “Mapei” në Reggio Emilia, do të jetë i hapur për tifozët në masën e 20% të kapacitetit të këtij impianti.

Vendimi u njoftua nga nënsekretari i Shëndetësisë, Andrea Costa, i cili ka deklaruar: “CTS aktualisht po studion protokollin për të lejuar spektatorët ndjekjen e ndeshjes në mënyrë të sigurtë, në përputhje të plotë me protokollin anti-Covid”.

Një vendim i tillë vjen vetëm dy javë pas miratimit nga qeveria italiane e pranisë së tifozëve në tribunat e stadiumit “Olimpico” për ndeshjet finale të “Euro 2020”, kusht që UEFA e konsideroi thelbësor për konfirmimin e Romës si qytet mikpritës të këtij eventi.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport atalanta-juventus finalja e kupës së italisë në reggio emilia në stadiumin “mapei” atalanta-juventus finalja e kupës së italisë në reggio emilia në stadiumin “mapei”

Sondazh

Poll