Politike

Surprizoi në zgjedhjet e 25 prillit, Rama i prerë me Tom Doshin: Nuk do të jetë në qeveri me ne!

29 Prill 2021, 20:33 Nga DOSJA
Surprizoi në zgjedhjet e 25 prillit, Rama i prerë me Tom Doshin: Nuk

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë me Partinë Socialdemokrate. I ftuar në “Opinion”, Rama tha se partia që ka për kryetar Tom Doshin nuk do të ketë asnjë lloj bashkëpunimi me Partinë Socialiste. 

Edhe nëse do të kishte nevojë për vota, sërish, kryeministri Rama është shprehur se nuk do të bashkëpunonte me PSD-në, e cila doli e katërta në rang kombëtar dhe mori tre mandate.

Pjesë nga biseda: 

Blendi Fevziu: A do jetë Partia Social Demokrate në qeveri me ju?

Edi Rama: Jo.

Blendi Fevziu: Në asnjë rast, edhe nëse do të keni nevojë për vota?

Edi Rama: Jo.

Edi Rama: Unë po flas për PD-në, nuk po flas për të tjerët. PSD nuk do jetë në qeveri me ne, aspak. Unë me PD dua të bëj një sforco shumë të madhe personale të partisë sonë për të shkuar përtej pandemisë politike se na ka degjeneruar si njerëz në sytë e njerëzve. Ua kemi këtë detyrim njerëzve dhe Shqipëria sot ka një oportunitet fantastik me gjithë ato investime që kemi përpara dhe nëse kanalizojmë një pjesë të madhe të energjive që i kanalizojmë çdo ditë në mënyrë negative, do bënim shumë për Shqipërinë.

Blendi Fevziu: A do të merrni ju ndonjë deputet të opozitës apo partive të vogla që janë renditur me opozitën për të siguruar mazhorancën tuaj.

Edi Rama: Ça mazhorance të siguroj?

Fatjona Mejdini: Për ta fuqizuar, për ta pasur më të cilësuar?

Blendi Fevziu: A mund të bëni një premtim publik që deputetë, kryetar partish të vogla që mund të largohen nga lista e opozitës nuk do jenë pjesë e mazhorancës suaj.

Edi Rama: Nuk ka kufij kjo punë, mund të dalë nesër një nga kryetar dhe të thotë ‘mbështes qeverinë’. Të vijë ta mbështesë, s’ka problem fare.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2021, 19:27

DURRËS- Procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit ka përfunduar mbremjen e sotme. Nga, të dhenat e ndjekura edhe nga Dosja.al, shihet se në këtë q...