Politike

Rama: Meta u dënua nga populli, Parlamenti do e shkarkojë

29 Prill 2021, 20:28 Nga DOSJA
Rama: Meta u dënua nga populli, Parlamenti do e shkarkojë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama shprehet se Presidenti Ilir Meta është dënuar nga populli shqiptar në zgjedhjet e së dielës, ndërsa paralajmëroi se parlamenti i ri do të merret me atë.

Rama tha se Meta është përjashtuar nga çdo lloj bashkëpunimi, teksa shtoi se rezultati i PD në zgjedhje ishte maksimumi që mund të arrinte.

“Ilir Meta është jashtë çdo lloj konfiguracioni dhe me atë do merret Parlamenti i Shqipërisë, sepse Metën populli e dënoi dhe parlamenti do formalizoi dënimin. Është i dënuar nga populli shqiptar. Ky është parlamenti i Shqipërisë dhe meta është dënuar nga populli në mënyrën më spektakolare. Kërkoi një referendum… PD nuk shtë ndëshkuar në këto zgjedhje të jemi realist, unë e lexoj votën e PD si një votë që i është dhënë  dhe ka bërë një sforco. PD ka arritur maksimumin që mund të arrinte.  E kam thënë e më parë që PD do të rrite e LSI do të bjerë. Nëse nuk do të ishte Lulzim Basha, do të ishte një rezultat afirmativ sipas meje.”-tha Rama.

Marrë nga Opinion.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2021, 19:27

DURRËS- Procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit ka përfunduar mbremjen e sotme. Nga, të dhenat e ndjekura edhe nga Dosja.al, shihet se në këtë q...