Politike

A mashtroi Veliu për vrasjen në Elbasan? Rama ‘dredh bisedën’, nuk pranon të shohë videon: Ore PS-ja ka fituar zgjedhje

29 Prill 2021, 20:04 Nga DOSJA
A mashtroi Veliu për vrasjen në Elbasan? Rama ‘dredh

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka refuzuar në mënyrë kategorike që të shohë videon të cilën e publikoi sot Partia Demokratike ku shihej se si prokurori që kishte në dorë hetimet për dosjen e Elbasanit, tregonte se në mjetin kur udhëtonte pala e viktimës kishte karta identiteti dhe para.

Nga ana tjetër, Ardi Veliu deklaroi pbulikisht se kjo gjë nuk ishte e vërtetë, por Rama nuk donte që ta shihte. Madje kryeministri tha se tema në studio ishte që Partia Socialiste kishte fituar zgjedhjet e se çdo çështje tjetër do ta kishte në dorë drejtësia. 

Pjesë nga biseda: 

Lutfi Dervishi: Çfarë komenti keni për gënjeshtrën publike të Drejtorit të Policisë që mohon se ka pasur materiale zgjedhore në atë makinë në Elbasan, bashkë me prokurorin, gënjejnë për diçka që faktohet me letra gjyqësore

Edi Rama: Është kurajo e madhe të thuash që drejtori i policisë gënjen bashkë me prokurorin

Lutfi Dervishi: Kam thënë më të paktën në këtë rast.

Edi Rama: Jo, jo është kurajo e madhe. Mua nuk më rezulton. 

Lutfi Dervishi: Mund ta nxirrni videon

Edi Rama: Nuk ka ç’më nxjerr këtu se nuk jam drejtori i Policisë, jam kryeministri, të njoftoj që Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet. E ka gjykata s’e ka gazetaria. Nuk jemi në kohën e gjyqeve popullore. Drejtori i Policisë së Shtetit është një nga njerëzit më me integritet. Ore të lajmëroj që Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet. Filxhanët i hodhët. I vetmi që doli i vërtetë ishte filxhani i Fevziut tek Klanifornia. 

Pyetje: Do ta shkarkoni nëse vërtetohet e kundërta?

Edi Rama: Çfarë janë këto muhabete?

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ardi veliu edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 ardi veliu edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2021, 19:27

DURRËS- Procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit ka përfunduar mbremjen e sotme. Nga, të dhenat e ndjekura edhe nga Dosja.al, shihet se në këtë q...

Politike 29 Prill 2021, 19:20

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguarm e siguri se Partia Socialiste do të ishte fituese në zgjedhjet e 25 prillit, edhe nëse Partia Demokratike d...