Politike

Orlando Rakipi theu listën, Rama: Ky djali vjen nga komuniteti çam, i përfaqësoi dhe e votuan

29 Prill 2021, 19:56 Nga DOSJA
Orlando Rakipi theu listën, Rama: Ky djali vjen nga komuniteti çam,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se djali i Aqif Rakipit, Orlando është nga komuniteti çam dhe se është përfaqësues i atyre që e kanë votuar për të thyer herësin.

I ftuar në “Opinion”, Rama e cilësoi Rakipin si ‘ky djali’ dhe tha se ata kanë zgjedhur dhe kanë futur kandidatë që që vijnë nga një komunitet i caktuar.

Ua kam shpjeguar disa herë dhe ju kam sjellë një shembull nga një vend që është vendi i shumë mrekullvie të mëdha në botë, Franca. Asambleja Nacionale franceze 90% të atyre që ka atje i ka njerëz që nuk i njef njeri fare, ose i njeh vetëm territori i vet. Kur flas për Francën, në atë kohë e kam ndjekur shumë nga afër dhe më bëri shumë përshtypje. Dhe  po të shohësh në Francë shikon kush humbi nga këta që janë shumë të njohur. Edhe në kongresin amerikan kujton se i njef gjithë Amerika? Por ama të gjithë këta njerëz të panjohur nuk janë të parëndësishëm për një komunitet të caktuar. Ky djali vjen nga komuniteti çam. Ne kemi fut disa kandidatë që vijnë nga një komunitet i caktuar. Kemi fut një djalë që vjen nga komuniteti i jetimëve, kemi fut këtë djalin që vjen nga komuniteti çam, kemi fut një vajzë nga Paskuqani, që ka një familje të madhe nga Kukësi dhe ka fituar gjithë ato vota.  Kuksianët, tropojanët, pukjanët, vlonjatët, të gjithë janë të prirur për personat që i përkasin atij komuniteti, kur arrihen të gjenden kandidatët dhe kandidatët kanë kapacitete,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike orlando rakipi zgjedhjet 25 prill 2021 orlando rakipi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2021, 19:27

DURRËS- Procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit ka përfunduar mbremjen e sotme. Nga, të dhenat e ndjekura edhe nga Dosja.al, shihet se në këtë q...

Politike 29 Prill 2021, 19:20

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguarm e siguri se Partia Socialiste do të ishte fituese në zgjedhjet e 25 prillit, edhe nëse Partia Demokratike d...