Politike

“LSI iu ça thesi rrugës nga mafia”, Rama akuza të forta: Lulit i ra goja për votat e blera nga sh.p.k-ja

18 Maj 2019, 09:32 Nga DOSJA
“LSI iu ça thesi rrugës nga mafia”, Rama akuza të

TIRANE- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para 61 kandidatëve garuesë, ka folur edhe për zgjedhjet e 2017-ës. Rama tha se PD e di shumë mirë që u blenë votat nga LSI.

Kryeministri tha se LSI-së iu “ça thesi nga mafia” dhe u bë bashkë me PD. Rama tha se opozita ka tmerr nga zgjedhjet dhe nga humbja në 30 qershor.

“Dhe peshqit, dhe ngjalat, dhe laraskat e dinë kush bleu vota. Si u tret thesari i LSI.  Lulit i ra goja për votat e blera nga SHPK-ja. E dinë dhe peshqit ku buruan paratë për blerjen e votave të 2017-ës. Përgjimet e mediave të huaja zbuluan se unë ia bleva votat kur ai flinte gjumë nga delli i fitores. Po fshehin tmerrin nga zgjedhjet e 30-qershorit. LSI iu ça thesi rrugës nga mafia, dhe u bënë çift.”-tha Rama. 

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot 61 kandidatët e ekipit që garon në zgjedhjet e 30 qershorit. Fjala e Ramës u fokusua tek opozita dhe vendimi për të mos hyrë në zgjedhje.

Rama akuzoi Berishën si njeriun që mban peng PD, si dhe i bëri thirrje prokurorisë për herë të parë të hetojë dosjet 339 dhe 184. Rama njoftoi të gjithë ata që do duan të prishin zgjedhjet, se do t’ju ndalohet hyrja në SHBA dhe BE.

(F.g & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lsi shit-blerja e votave edi rama lsi shit-blerja e votave

Sondazh

Poll