Politike

“Lufta s’përfundon këtu”, Rama: Po montojnë një Shqipëri të zymtë, realiteti ynë janë reformat

18 Maj 2019, 09:25 Nga DOSJA
“Lufta s’përfundon këtu”, Rama: Po montojnë

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka thënë sot para kandidatëve të PS, se Partia Socialiste nuk ikën nga pushteti, dhe se kjo fushatë do të jetë më intensive se kurrë më parë.

Rama i hodhi fajin opozitës dhe gazetarëve se po montojnë një Shqipëri të zymtë, ndërkohë që siç tha, bota e Reformave të qeverisë është një realitet tjetër.

Pjesë nga fjala e Ramës

Opozita ka frikë nga SPAK dhe nga zgjedhjet. Njeriu që e bëri Shqipërinë të digjej, kërkon që unë të iki. Këtë luftë s’ka shans ta përfundoj këtu. Do të kemi një fushatë intensive si kurrë më parë. Lloj komentatorësh flasin sikur në vend të gjakut kanë benzinë.  Jetojmë në një kulminacion të përplasjes së një bote të zymtë gjysmë të vërtetash, të atyre që kanë frikë nga SPAK, dhe atyre që janë kthyer në montatorë të një Shqipërie të zezë. Por bota jonë e reformave është tjetër. I humbën zgjedhjet si në harados. Kapitulluan në 2017, u bashkuan me popullin imagjinar të bashkisë, duke kënduar tërë ditën e perëndisë farsën e krimit dhe drogës dhe e mbyllën me zërin e ngjirur duke kënduar himnin kombëtar.

(F.g & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama reformat e qeverise edi rama reformat e qeverise

Sondazh

Poll