Aktualitet

Shtyhet seanca për Nevaldo Hajdarajn, mungon prokurori Ardian Braho

29 Prill 2021, 14:19 Nga DOSJA
Shtyhet seanca për Nevaldo Hajdarajn, mungon prokurori Ardian Braho

TIRANË– Seanca e planifikuar për tu mbajtur sot për Nevaldo Hajdarajn, ish-efektivin e forcave “Shqiponja” që ndodhet pas hekurave për vrasjen e Klodian Rashës, është shtyrë. Mësohet se seanca do të mbahet më 20 maj.

Shkaku i shtyrjes mësohet të jetë bërë mungesa e prokurorit Ardian Braho. Hajdaraj akuzohet për veprën penale të “vrasjes me dashje” të 25-vjeçarit Klodian Rasha, ngjarje kjo e ndodhur 8 dhjetorin e vitit të kaluar, në Tiranë.

Kjo ngjarje solli dhe protesta masive në Tiranë, përmes të cilave u kërkua dorëheqja e kryepolicit Ardi Veliu, por ai që u dorëhoq ishte ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha nevaldo hajdaraj polici vret qytetarin vritet klodian rasha klodian rasha nevaldo hajdaraj polici vret qytetarin vritet klodian rasha

Sondazh

Poll