Aktualitet

Foto/ Këto janë dy vëllezërit nga Maqellara, i madhi vrau me thikë të voglin

29 Prill 2021, 13:23 Nga DOSJA
Foto/ Këto janë dy vëllezërit nga Maqellara, i madhi vrau me

DIBRA– Këto në foto janë dy vëllezërit Tonuzi të cilët u përfshinë në konflikt mbrëmjen e djeshme e më pas njëri prej tyre humbi jetën.

26-vjeçari Florian Tonuzi plagosi me thikë të vëllanë Benard Tonuzin. Dy vëllezërit kanë qëndruar deri në mesnatë në një lokal në Maqellarë dhe më pas janë kthyer bashkë në shtëpi, me makinën e tyre, ku autori ka qenë në timon dhe vëllai i vogël në vend të parë.

Kur kanë mbërritur në shtëpi, djemtë i kanë thirrur babait që t’iu hapte portën. Ky i fundit ka dalë jashtë, iu ka hapur portën fëmijëve, të cilët kanë hyrë në oborrin e shtëpisë dhe pikërisht aty ka ndodhur dhe ngjarja tragjike. 26-vjeçari e ka qëlluar vëllanë e tij me thikë brenda makinës, ndërsa i ati ka parë gjithë ngjarjen e tmerrshme.

Krim në familje! 26-vjeçari vret me thikë vëllanë në Dibër, një vit më parë dhunoi të atin, policia në ndjekje të tij

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet benard tonuzi florian tonuzi benard tonuzi florian tonuzi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Prill 2021, 10:03

VLORË– Një dëshmitare ka treguar gjithë çfarë ka parë dhe dëgjuar nga grabitja e argjendarisë në qytetin e Vlorës. Një banore e zonës ka treguar se ...