Aktualitet

Situata po përmirësohet! Komiteti Teknik i Ekspertëve: Bien rastet dhe fataliteti, propozojmë rikthimin në klasa për arsim

29 Prill 2021, 12:02 Nga DOSJA
Situata po përmirësohet! Komiteti Teknik i Ekspertëve: Bien

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë me dije se nxënësit e arsimit parauniversitar do të kthehen në shkolla, duke ‘braktisur’ kështu edhe skenarin e kombinuar. Lajmi është dhënë nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli gjatë një konferencë për shtyp, ku kanë dhënë detaje lidhur me situatën e koronavirusit në Shqipëri. 


Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka bërë me dije se situata po monitorohet dhe se numri i rasteve të prekura ka pësuar rënie, ndërsa shefi i Urgjencës Skënder Brataj shtoi se rritje kanë pësuar thirrjet për ndihmë në banesa. 

Monitorojmë situatën. Incidenca ka pësuar sërish ulje nga 134-67 raste të reja për 100 mijë banorë. Numri i rasteve aktive ka qenë 25 mijë, sot 20 mijë. Kemi folur edhe për numrin e Bashkive të prekura, kanë rënë në 30. Gjithashtu numri i personave të shtruar ka pësuar ulje. Ajo që e quajmë case fatality raste është 1.8%. 433 mijë të vaksinuar,”-tha ajo.

Që nga rastet e para të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri janë shënuar 130,859 persona të prekur nga të cilët kanë ndërruar jetë 2,386 qytetarë. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve koronavirusi ne shqiperi komiteti teknik i eksperteve koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Prill 2021, 10:03

VLORË– Një dëshmitare ka treguar gjithë çfarë ka parë dhe dëgjuar nga grabitja e argjendarisë në qytetin e Vlorës. Një banore e zonës ka treguar se ...