Aktualitet

Stërvitja “Defender 21”! Shqipëria nis dhe bëhet gati për të pritur trupa ushtarake, infrastukturë e posaçme në Rina

29 Prill 2021, 14:16 Nga DOSJA
Stërvitja “Defender 21”! Shqipëria nis dhe bëhet gati

TIRANË– Nisin përgatitjet e fundit për stërvitjen më e madhe ushtarake e 30 viteve të fundit në vendin tonë, Defender 21. Forcat tona të Armatosura, përveç pjesëmarrjes me rreth 1000 trupa, kanë përgatitur edhe infrastrukturën ndihmëse për pritjen e kolegëve të tyre nga vendet aleate, përfshirë edhe Amerikën.


Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi inspektoi në pjesën ushtarake të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku edhe po përgatitet infrastruktura e përkohshme për pritjen e trupave, duke respektuar edhe masat kundër përhapjes së COVID-19.

“Defender Europe 21” është një stërvitje e organizuar nga Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë dhe parashikohet të marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere. Shqipëria do të jetë një nga 16 vendet që do të mirëpresin zhvillimin e kësaj stërvitjeje ushtarake, e cila ka për qëllim ndërveprimin e aleatëve dhe reagimin në raste krizash.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet defender 21 defender 21

Sondazh

Poll