Aktualitet

Masakra në ish-bllok, Gjykata e Tiranës dënon me 3.8 vite burg biznesmenin Ervis Martinaj

29 Prill 2021, 12:54 Nga DOSJA
Masakra në ish-bllok, Gjykata e Tiranës dënon me 3.8 vite burg

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me 5.6 vite burg biznesmenin Ervis Martinajn. Vendimi për Martinajn u dha sot, ndërsa me konvertimin për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, biznesmeni pritet të përballet paraprakisht me dënimin prej 3.8 vite burg. Gjykata e ka dënuar Martinajn për 4 vepra penale: organizim lojërash fati, falsifikim dhe fshehje të ardhurash, sigurim të kushteve për të kryer të vrasjeve. Martinaj do të presë vendimin e formës së prerë të Apelit i lirë.

Tashmë mundësia e vetme për Martinajn është apelimi i vendimit të Gjykatës në Apel.

Vrasja në ish-Bllok, si u trondit zemra e kryeqytetit nga plumbat

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” mu në zemër të ish-bllokut, pati një përplasje me armë ku për pasojë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hato. Në kërkim u shpall Ervin Mata dhe Merviol Bilo. Mata u dorëzua dhe u la i lirë, ndërsa ende i paarrestuar ishte komandoja Merviol Bilo. Tashmë arratisë i erdhi fundi dhe ish-komandoja mund të lëvizë i lirë.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ervis martinaj masakra ne ish-bllok ervis martinaj masakra ne ish-bllok

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Prill 2021, 10:03

VLORË– Një dëshmitare ka treguar gjithë çfarë ka parë dhe dëgjuar nga grabitja e argjendarisë në qytetin e Vlorës. Një banore e zonës ka treguar se ...