Aktualitet

Sherr mes shtetasve sirianë ne Tirane, 24 vjeçari godet me sende të forta 18 vjeçarin

29 Prill 2021, 14:11 Nga DOSJA
Sherr mes shtetasve sirianë ne Tirane, 24 vjeçari godet me sende

TIRANËNjë konflikt ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:50 të pasditës në Tiranë në rrugën e Kavajës mes dy shtetasve sirianë S.H 24 vjeç dhe B.M 18 vjeç.

24 vjeçari ka goditur me me sende të forta 18-vjeçarin dhe si pasojë ky i fundit është dëmtuar lehtë dhe ndodhet nën spital jashtë rrezikut për jetën.

Siriani 24-vjeçar u shoqërua në komisariat dhe policia po vazhdon hetimet.

Njoftimi i policisë:

• Rreth orës 14:50, në fillim të rrugës Kavajës, gjatë një konflikti midis dy shtetasve sirian, shtetasi me iniciale S. H., 24 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B. M., 18 vjeç. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar lehtë shtetasi B. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi S. H., u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet konflikti mes sirianeve sirianet konflikti mes sirianeve sirianet

Sondazh

Poll