Aktualitet

Plagosje me thikë në Kamëz/ Babë e bir plagosin të riun, e bëjnë për spital, policia në ndjekje të tyre

29 Prill 2021, 13:33 Nga DOSJA
Plagosje me thikë në Kamëz/ Babë e bir plagosin të

KAMËZ– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz. Babë e bir kanë goditur një person me thikë, duke e lënë të plagosur. Personi i plagosur me inicialet J.V ndodhet në spital duke marrë ndihmën e duhur mjekësore. Babë e bir janë larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 29.04.2021, rreth orës 14:35, në Kamëz, në rrugën “Paqësori”, si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit H. L dhe djali i tij A. L., kanë goditur me një mjet prerës shtetasin J. V., dhe më pas janë larguar menjeherë nga vendngjarje. Si pasojë është dëmtuar shtetasi J. V., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje në kamëz plagosje në kamëz

Sondazh

Poll