Aktualitet

Biznesmenët kërkuan heqjen e takës së strehimit social, gjykata rrëzon kërkesën: Ndikon te çmimi i apartamenteve

29 Prill 2021, 11:05 Nga DOSJA
Biznesmenët kërkuan heqjen e takës së strehimit social,

TIRANË– Gjykata Kushtetuese në Tiranë ka shqyrtuar kërkesën e ndërtuesëve që të hiqej taska e strehimit social prej 3%.

Pas shqyrtimit, gjykata e ka rrëzuar kërkesën e biznesmenëve, pasi sipas tyre ndikonte drejpërdrejtë në rritjen e çmimit të apartmenteve.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike të zhvilluara në datat 15.04.2021, 21.04.2021 dhe 28.04.2021 çështjen me:

Kërkuese: Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë. Objekti: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i nenit 19, të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”.
Pezullimi i zbatimit të nenit 19, të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese konstatoi mungesën e legjitimimit në drejtim të përfaqësimit të kërkueses në Gjykatën Kushtetuese dhe për këtë arsye,
VENDOSI:

Rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese taksa e strehimit gjykata kushtetuese taksa e strehimit

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Prill 2021, 10:03

VLORË– Një dëshmitare ka treguar gjithë çfarë ka parë dhe dëgjuar nga grabitja e argjendarisë në qytetin e Vlorës. Një banore e zonës ka treguar se ...