Sport

Josa: “Kukësi pa personalitet! Ne sulmues të mirë? Thuhet kur shënojnë”

28 Prill 2021, 17:21 Nga DOSJA
Josa: “Kukësi pa personalitet! Ne sulmues të mirë? Thuhet

ELBASAN – Mirel Josa, trajneri i Kukësit, pas humbjes me Teutën, foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport dhe vuri në dukje mungesën e personalitetit të skuadrës verilindore që drejton.

“Cilësi thoni, ju, pasi cilësi thuhet kur çohet topi në rrjetë. Kemi probleme nga të dyja krahët, pasi nuk futen shumë në zonë. Kur Ibraimi luan sulmues, tërhiqet dhe e lë vetëm Eze. E nisëm mirë lojën, por pësuam me vizitën e parë në portë. Aty më pas shihet forca jonë. Situata është problematike, këto janë alternativat tona në këto momente. Edhe sot humbëm si të dorëzuar. U vakëm pas golit, në vend të ishim më kërkues ndaj vetes. Është problem personaliteti, që nuk e kemi si skuadër”.

“Edhe kur kemi topin në këmbë ne bëjmë gabime elementare. Nuk kemi durim në qarkullimin e topit, sidomos në mbrojtje. Nëse shikoni golin e parë, tregohet kjo që thashë. Duhet të reagojmë si skuadër. Bëmë vetëm një goditje me Eze. Ishim të vakët, edhe kur luajmë nga krahët Eze gjendet i vetëm në zonë dhe me shpinë nga porta,”– ka deklaruar ndër të tjera trajneri i skuadrës verilindore Mirel Josa, i cili nga ndeshja në ndeshje shprehet i pakënaqur nga futbollistët e tij.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport mirel josa trajneri i kukesi trajneri i verilindoreve mirel josa trajneri i kukesi trajneri i verilindoreve

Sondazh

Poll

Sport 28 Prill 2021, 09:23

SHKODËR-Vllaznia nuk heq dorë nga asgjë, lufton në të dy frontet për trofetë, në sprintin final për titullin kampion. Klubi shkodran është rikthyer rivaliz...