Bota

Pa punë dhe me makinë me qira! Shqiptari s’i shpëton dot vëzhgimit të efektivëve grekë, panë me sytë e tyre si fshiht

28 Prill 2021, 17:20 Nga DOSJA
Pa punë dhe me makinë me qira! Shqiptari s’i shpëton dot

GREQI– Një 33-vjeçar shqiptar, i cili u vu në pranga mbrëmjen e 26 prillit, ka kërkuar falje para trupit gjykues. I riu, identiteti i të cili nuk bëhet publik nga mediat, ka prnuar se lënda narkotike që i është gjetu në momentin që është vënë në pranga e kishte për konsum personal, pavarësisht se togst e zeza janë të bindur se ai tregton kokainë dhe jo vetëm.

Por si lindën dyshimet nga autoritetet për shqiptarin?

Mediat greke shkruajnë se shqiptari është parë më 26 Prill 2021 dhe rreth orës 14:45 në zonën “Franga” të Kalythia duke fshehur një kavanoz qelqi në një kaçubë dhe më pas në orën 14:55 në zonën “Agios Minas” të Kalythia duke fshehur në një vend tjetër një kuti plastike. Këto veprime knë tërhequr vëmendjen e policisë, e cila e vuri nën mbikëqyrje.

Si pasojë e vëzhgimit, autoritetet lokale kuptuan se shqiptari lëvizte me makinë me qira, por në fakt rezultonte i papunë.

Më pas Policia kontrolloi pikat ku ndalet shqiptari dhe vendoste kavanozët e qelqit, duke zbuluar se brenda tyre kishte kokainë. Sapo gjetën lëndën narkotike, autoritetet organizuar një operacion për të vënë në pranga të riun. Kështu në orën 18:30 të së njëjtës ditë ai u vendos në pranga në qendër të Kalithia. Gjatë kontrollit të tij fizik, iu gjet dhe konfiskua një celular dhe shuma prej 400 eurosh.

Më pas u bë një kontroll në shtëpinë e tij në prani të një përfaqësuesi të autoritetit gjyqësor, por brenda nuk kishe asnjë person tjetër. Policia më pas e çoi shqiptarin në vendet ku ai fshehu drogën, ku ai pranoi se i kishte për përdorimin e tij personal. Vlera totale e sasisë së kokainës së kapur në posedimin e tij varion nga 889 euro në 3,048 euro.

Avokati i shqiptarit, Stelios Alexandris ka dhënë të njëjtat [retendime si kleinti i tij dhe ka kërkuar një masë të lehtë për të.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni arrestohet shqiptari ne greqi greqi arrestohet shqiptari ne greqi greqi

Sondazh

Poll