Bota

Më 18 maj takimi i radhës në Bruksel, Vuçiç i paraprin: As mos ëndërroni që Serbia të njohë Kosovën. Meqë jeni në N

28 Prill 2021, 14:50 Nga DOSJA
Më 18 maj takimi i radhës në Bruksel, Vuçiç i

BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbyllur plotësisht “derën” për mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Beogradi. Në një intervistë për mediat vendase, ai ka shtuar se në Prishtinë as nuk duhet të ëndërrojnë që Serbia do ta njohë pavarësinë.

“Më lejoni t’ju them menjëherë se ajo që është shkruar në të nuk do të ndodhë, njohja nuk është e pranueshme për Serbinë. Nuk duhet as ta ëndërrojnë. Unë e shoh që ata tërë ditën po festojnë që Netflix i vendosi në listën e saj të shteteve. Netflix ju vendosi në atë listë, çfarë ju duhet OKB dhe Interpoli. Shikoni filma dhe shqelmojeni topin,“-u tha Vuçiç.

Më tej, kreu i shtetit serb diskutoi edhe lidhur me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, kur takimi i radhës është caktuar vetëm pas disa ditës, më 18 maj. Presidenti serb shtoi se do të bënte diçka tjetër atë ditë, nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk do të denjonte të shkonte.

“Unë isha i ftuar për 11 maj. Unë do të shkoj në dialog më 11 maj nëse ka një të tillë. Nëse ata thonë se ai nuk është atje, madje edhe më mirë, unë do të bëj diçka të mirë diku tjetër dhe do të kem më pak probleme atë ditë. Unë do ta kalojë të paktën atë ditë më mirë,”-shtoi ai.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në Bruksel që nga viti 2011 për çështje teknike dhe më pas ka vazhduar në nivelin e përfaqësimit të lartë politik, ku janë arritur më shumë se 30 marrëveshje. Një pjesë madhe e marrëveshjeve nuk janë zbatuar ende ose janë zbatuar pjesërisht.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi serbi aleksander vucic dialogu kosove-serbi serbi

Sondazh

Poll