Bota

Kosova merr 15 mijë teste anti-Covid donacion nga Franca 

28 Prill 2021, 15:54 Nga DOSJA
Kosova merr 15 mijë teste anti-Covid donacion nga Franca 

KOSOVË-Kosova ka marrë ditën e sotme 15 mijë teste anti-Covid si donacion nga Franca. Në një postim në Facebook, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se  donacioni me teste të shpejta për Covid ka ardhur pas takimit të Ministrit Arben Vitia, kryesuesit të BE-së në Kosovë Riccardo Serri dhe ambasadores franceze në Kosovë Marie-Christine Butel.

Postimi i plotë:

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia sot u takua me Ambasadoren e Francës Znj. Marie-Christine Butel dhe udhëheqësin e BE-së në Kosovë, Z. Riccardo Serri për ta pranuar donacionin e 15 mijë rapid testeve. Në këtë takim, Ministri Vitia u shpreh falënderues për ndihmën e vazhdueshme nga shtetet e BE-së, dhe potencoi rëndësinë e përshpejtimit të sigurimit të vakinave.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Kosovë janë regjistruar 104.717 persona me Covid, ndërsa 2.153 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni arben vitia marie-christine butel riccardo serri teste covid ne kosove arben vitia marie-christine butel riccardo serri teste covid ne kosove

Sondazh

Poll