Bota

Vodhi 2 mld dollarë nga 400 mijë ‘investitorë’! Arrestohet në Kosovë themeluesi i “THODEX”, Turqia e kërkonte në

28 Prill 2021, 13:29 Nga DOSJA
Vodhi 2 mld dollarë nga 400 mijë ‘investitorë’!

KOSOVË– Arrestohet 28-vjeçari turk Faruk Fatih Özer! Themeluesi i shkëmbimit të brendshëm të kriptomonedhave THODEX, është prangosur mbrëmjen e djeshme në Kosovë, pasi u largua nga Shqipëria. Lajmi është konfirmuar në Polici nga media “KlanKosova”.

I riu konsiderohej nga mediat turke si një prej mashtruesëve me të mëdhenj, pasi kishte manipuluar rreth 400 mijë persona duke i marrë 2 miliardë dollarë.

Bashkë me të janë ndaluar edhe dy persona të tjerë, me kombësi shqiptare, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar turkun që t’i fshihej drejtësisë.

Özer u largua nga aeroporti i Stambollit, në një drejtim të panjohur por më pas u zbulua se kishte mbërritur në Shqipëri, 8 ditë më parë. Më pas, data ekzakte nuk dihet ende, ai është nisur për në Kosovë, ku edhe është prangosur nga Policia vendase. 

I riu themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin, por pasi u mori investimet nuk i lejonte më që të kishin akses në platformë. Pas denoncimeve të bëra, Prokuroria nisi hetimet ndaj tij duke e shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale: mashtrim duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni faruk fatih ozer faruk fatih ozer

Sondazh

Poll