Bota

Pamje DRAMATIKE nga India! Vendi kalon 200,000 vdekje nga COVID-19, trupat mblidhen një mbi një në morg, pritet identifikimi

28 Prill 2021, 13:08 Nga DOSJA
Pamje DRAMATIKE nga India! Vendi kalon 200,000 vdekje nga COVID-19, trupat

INDI– India ka shënuar ditën e saj më vdekjeprurëse të pandemisë së koronavirusit duke e çuar totalin e të vdekurve deri në 200,000 viktima. Sipas mediave të huaja, ekpertët vendas bëjnë me dije se numri i vërtetë i viktimave ka të ngjarë që të jetë sa dyfishi i shifrës zyrtare.

Një video e xhiruar nga spitali në qytetin Ahmedabad, ka bërë xhiron e rrjtetit, ndërsa filmohen trupat e rreshtuar në morg në pritje të identifikimit nga të afërmit, në mënyrë që të mund të merren për djegie ose varrosje.

India kishte menduar se më e keqja e pandemisë së koronavirusit kishte mbaruar kur rastet nisën që të binin në shtator. Por infeksionet filluan të rriteshin në shkurt dhe të mërkurën në rang vendi u shënuan 362,757 raste, një rekord i ri global, duke u renditur e dytë pas Amerikës. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota india koronavirusi ne indi india koronavirusi ne indi

Sondazh

Poll