Bota

Përmirësohet situata e Covid në Francë, Kryeminstri Castex: Infektimet ditore janë në ulje 

28 Prill 2021, 15:21 Nga DOSJA
Përmirësohet situata e Covid në Francë, Kryeminstri Castex:

FRANCË- Situata e Covid në Francë është duke u përmirësuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë Kryeministri francez, Jean Castex me anë të një dalje për mediat. The Guardian shkruan se në Francë masat anti-Covid do të zbuten ditën e premte. Castex në fjalën e tij deklaroi se edhe pse qarkullimi i virusit në vend është i lartë, rastet ditore në vend janë në një trend vazhdimisht në ulje.

“Situata e epidemisë vazhdon të përmirësohet me një ritëm të rregullt. Qarkullimi i virusit mbetet i lartë, por është në një trend real në rënie edhe pse ndikimi i tij në shtrimin në spital është i kufizuar, veçanërisht në numrin e njerëzve në njësitë e kujdesit intensiv, ”tha Castex.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në vend janë regjistruar 5,534,313 persona me Covid, ndërsa 103,603 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota jean castex situata e covid ne france jean castex situata e covid ne france

Sondazh

Poll