Bota

Spanja rifillon mikëpritjen për pushuesit, udhëtarët të pajisur me çertifikata Covid

28 Prill 2021, 13:16 Nga DOSJA
Spanja rifillon mikëpritjen për pushuesit, udhëtarët të

SPANJË-  Sekretari i shtetit i turizmit të Spanjës synon të rihapë vendin për pushuesit. Udhëtarët nga jashtë shtetit do të jenë të pajisur me çertifikatën Covid. The Guardian shkruan, çertifikatat dixhitale të shëndetit mund të tregojnë nëse turistët janë vaksinuar, testuar negativisht ose janë rikuperuar nga virusi.

Fernando Valdés tha në Samitin e Këshillit Botëror të Turizmit të mërkurën se programi nën të cilin turistët mund të tregonin se ishin vaksinuar, testuar negativisht ose të rikuperuar kohët e fundit nga virusi do të ishte “thelbësor për t’u ofruar udhëtarëve siguri”.

Valdés tha se Spanja do të marrë pjesë në një skemë pilot të certifikatës dixhitale në maj dhe do të jetë “e gatshme për të pritur vizitorë në qershor”. Ai tha se skema e re dhe përhapja e vaksinave të Spanjës përfaqësonte “një para dhe një pas” në krahasim me situatën vitin e kaluar, por theksoi se certifikatat nuk ishin “një shkop magjik”.

Zyrtarët në Whitehall po punojnë për një propozim për njohjen reciproke të pasaportave Covid, i cili do të përmbajë informacion mbi vaksinat e administruara te mbajtësi dhe rezultatet e fundit të testit.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota çertifikata covid covid-19 fernando valdés çertifikata covid covid-19 fernando valdés

Sondazh

Poll