Bota

Gazetarja Maria Ressa fiton çmimin e lirisë së shtypit të Unesco-s: ’Një shembull për të gjithë’

28 Prill 2021, 12:28 Nga DOSJA
Gazetarja Maria Ressa fiton çmimin e lirisë së shtypit të

SHBA-  Agjencia kulturore e KB ka dhënë çmimin vjetor të lirisë së shtypit për gazetaren filipine, Maria Ressa raportimi i së cilës e ka bërë atë një shënjestër të gjyqësorit të vendit të saj dhe fushatave të urrejtjes në internet.

Sipas Guardian, Ressa ka qenë subjekt i një fushate të qëndrueshme abuzimi gjinor në internet dhe ka qenë në shënjestër nga udhëheqësi i Filipineve, Rodrigo Duterte.

Ressa, një ish reportere kryesore e Azisë për rrjetin amerikan CNN dhe drejtuese e rrjetit të brendshëm ABS-CBN News, tani menaxhon uebsajtin e lajmeve Rappler, raportimi i të cilit ka tërhequr zemërimin e udhëheqësit filipinas, Rodrigo Duterte. Ajo ka qenë e përfshirë në shumë nisma ndërkombëtare për të promovuar lirinë e shtypit dhe u arrestua disa herë “për krime të pretenduara në lidhje me ushtrimin e profesionit të saj”, -tha Unesco.

“Lufta e pandërprerë e Maria Ressa për lirinë e shprehjes është një shembull për shumë gazetarë në të gjithë botën,“- tha kryetari i jurisë Marilu Mastrogiovanni në deklaratë.

Ajo tha se çështjet ligjore janë shpagim për kritikat e saj ndaj politikave të presidentit, duke përfshirë luftën e tij kundër drogës që ka vrarë mijëra njerëz.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota agjensia kulturore e kb maria ressa rodrigo duterte unesco agjensia kulturore e kb maria ressa rodrigo duterte unesco

Sondazh

Poll