Bota

Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në takimin e 11 majit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

28 Prill 2021, 12:40 Nga DOSJA
Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në takimin e 11 majit

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë para mediave në Bruksel se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”,- ka thënë Kurti.

Kurti ka nisur sot takimet zyrtare në Bruksel, në udhëtimin e tij të parë prej kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në delegacion me kryeministrin janë edhe dy zëvendëskryeministra, Donika Gërvalla-Schwartz, për Punë të Jashtme dhe ai për Çështje Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Ky i fundit ka arritur në Bruksel të martën dhe po atë ditë ka pasur një takim joformal me Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog Mirosllav Lajçak.

Kurti së pari zhvilloi një takim me kryeministrin e Belgjikës Aleksandar De Croo, për të vazhduar më pas me takimet në Komisionin Evropian.

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, ka thënë se ka pasur një “takim të mirë, të parë” me Kurtin dhe të ka diskutuar për agjendën e reformave në gjyqësorin e Kosovës, për rimëkëmbjen ekonomike, procesin e vaksinimit, por edhe për aspektin evropian dhe atë trans-atlantik.

Kryeministri belg po ashtu u shpreh se gjatë këtij takimi, e ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme të shtetit të tij për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga BE-ja.

Më 28 prill, Kurti do të ketë kryesisht takime me komisionarë të fushave që janë më pak politike, por që mbulojnë sektorë për të cilët Komisioni Evropian beson se kanë rëndësi edhe për Kosovën.

Marrë nga REL.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi josep borrell albin kurti dialogu kosove-serbi josep borrell

Sondazh

Poll