Politike

Luftë mes llojit në Shkodër! Ilir Beqaj jashtë Kuvendit, e vetmja shpresë thyerja e herësit, ndryshe s’ka karrige për t

28 Prill 2021, 12:27 Nga DOSJA

SHKODËR– Shkodra është një prej kampeve të “nxehta” të luftës mes socialistëve për një vend në Kuvend. Maxhoranca ka fituar 3 mandate në qarkun që konsiderohet si “bastion i sigurtë” i të djathtëve, ndërsa gara për një ulëse është e ‘nxehtë’. 

Vendin e parë më vota e ka marrë Paulin Sterkaj me 4553 vota; i cili ndiqet nga Benet Beci, të cilit i kanë besuar 4487. I treti mes socialistëve renditet Ilir Beqaj me 2181 vota por duket se rikthimi i tij në Kuvend është ende larg pasi vendin ia merr kryesuesja e listës Edona Bilali, edhe pse në favor të saj kanë kaluar 1753 vota. 

Deri më tani në Kuvend kalojnë vetëm Sterkaj, Beci dhe Bilali, por gjithçka mund të ndodhë nëse Beqaj thyen herësin që në qark përllogaritet mbi 10 mijë vota, ndryshe do të duhet që të presë nëse ndonjë prej kolegëve të tij të kalojë në ndonjë Ministri për t’i liruar karrigen. 

LAJMI KRYESOR: NË KOHË REALE! Nis faza e dytë, numërimi i votave të kandidatëve! Gara për vendin në Kuvend bëhet e fortë, dalin rezultatet e Kukësit. Rama më i votuari në Vlorë

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shkoder votat e kandidateve 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 shkoder votat e kandidateve 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Prill 2021, 10:35

TIRANË– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, aty ku shpreh se PD do të luftojë...